Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi këtë mëngjes një video nga parada e makinave retro në aksin Thumanë – Kashar, që u inaugurua një ditë më parë.
“Mirëmëngjes dhe rrugë të mbarë për të gjithë ju që sot do të kaloni nga autostrada e re Thumanë – Kashar, kartvizita europiane e KORRIDORIT BLU të Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në Facebook.
Qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, u hap të dielën. Ky aks i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...