Pas lagjes që po rindërtohet në Fushë-Krujë, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të shtunë në rrjetet sociale pamje nga lagja e Rilindjes që po ndërtohet në Thumanë.
Rama thotë se atje do të ketë një infrastrukturë të re, me shkolla dhe shtëpi që do i japin trajtë konkrete kompleksit rezidencial.
Po ashtu do të ketë edhe pallate të reja, qendër shëndetësore, njësi bashkiake, fusha sportive dhe parqe.
“Mirëmëngjes dhe me lagjen e Rilindjes së Thumanës, ku infrastruktura e re, shkolla e re, shtëpitë e reja po i japin trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial, e ku javë pas jave do të marrin formë edhe pallatet e reja, qendra e re shëndetësore, njësia e re bashkiake, fushat sportive e parqet, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij, të cili e shoqëron me një video.
Thumana ka qenë një prej zonave më të goditura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Vetëm në atë qytezë humbën jetën 24 qytetarë, të cilët mbetën nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm.
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë
Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë një biznes në Gjilan: Shteti ...
Shkëmbimi me armë zjarri në Mamurras/ Policia: 23-vjeçari is...