I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, në RTSH1, kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të tregojë bisedën e zhvilluar me Presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të shkurtër që pati në Bruksel.
Por Rama lajmëroi u shpreh se pret një lajm të mirë sa i përket marrëdhënieve me SHBA.
“Shqipëria është në pozicion pozitiv edhe në raport me këndvështrimin e administratës amerikane dhe patjetër… Unë shpresoj që së shpejti të kemi një lajm shumë të mirë për marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara në pikëpamje të mbrojtjes. Nuk mund të them më shumë”, shpreh Rama në RTSH 1.
Rama tha se Shqipëria do t’i përmbahet angazhimit në NATO sa i përket rritjes së buxhetit për mbrojtjen në masën 2% të PBB-së.
Vrasje në tentativë në Pejë, Policia në kërkim të të dyshuar...
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...