Ndryshe nga ditët e tjera, kryeministri Edi Rama këtë mëngjes e ka nisur me disa pamje të tmerrshme të një familje e cila jeton në varfëri ekstreme.
Kreu i ekzekutivit shqiptar ka qenë në familjen e Hysen Zhupanit, në Shijak, familja prej 5 anëtarësh e cila jeton vetëm në një dhomë.
Siç e thotë vetë kryeministri, e ka mbajtur fjalën dhe ka shkuar tek kjo familje e varfër, të cilës i premton se përpara dimrit do të rikthehet përsëri, por këtë herë për t’i parë anëtarët e kësaj familje me një banesë të re.
Rama: Do merrem unë me këtë çështje, do ta rindërtojmë komplet, do ta mobilojmë dhe ju do keni dhomë për të mësuar, ti të vazhdosh të marrësh 10-ta. Do ta bëjmë, do ta bëjmë shumë shpejt, ta kam dhënë fjalën që do vij, por nuk e prisja që ishte kaq e tmerrshme, është situatë shumë e frikshme. Do shihemi shpejt besoj, para se të vijë dimri./oranews
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1654634484665472/
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...