Në kuadër të procesit të rindërtimit pas termetit në Shqipëri, janë drejt përfundimit 22 godina 5 katëshe për 336 familje në Krujë.
Për të inspektuar godinat ka qenë atje sot kryeministri shqiptar, Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Kjo e fundit deklaroi se deri në fund të vitit do të jenë gati 3500 apartamente të cilat do t’u dorëzohen familjeve të goditura nga tërmeti.
“Në kantieret e Rilindjes pas tërmetit, ku pas peripecive të panumërta me dokumentet e pronësisë, po përfundojnë 22 godina 5 katëshe për 336 familjet e goditura nga fatkeqësia, të cilave u jemi mirënjohës për durimin e besimin se ne nuk do t’i harronim kurrsesi. Deri më 31 dhjetor do të mbyllet procesi i shortit dhe dorëzimi i çelësave. Në total deri më tani janë dorëzuar çelësat për afërsisht 6 mijë që sot jetojnë në shtëpi më të mira, më të bukura e më të forta se sa ato që humbën nga tërmeti”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info
Kongresi i Bashkimit të VLEN në një parti, Kurti dhe Mickosk...
Osmani reagon me video: Qytetarët folën me një zë për ‘kthim...
U bllokua nga rrëshqitja e dheut, hapet rruga Junik – Gjerav...
Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin q...
Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqip...
Ministria e Bujqësisë njofton konferencë për nesër për sekto...