Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim interesant për lëndët narkotike. Rama tha se qeveria e tij po shikon mundësinë e legalizimit të prodhimit të hashashit për arsye mjekësore.
“Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore”, tha kryeministri në emisionin “Zonë e Lirë”.
Shqipëria, gjatë viteve 2014-2016 u kthye në qendrën kryesore të prodhimit të hashashit, sipas të dhënave të vendeve të tjera. Tashmë duket se do të kemi një fazë tjetër të prodhimit të hashashit, vetëm se këtë herë do të jetë i kontrolluar si biznes dhe nuk do t’u lihet më në dorë fshatarëve, por kompanive të specializuara për qëllime mjekësore. Kuptohet që edhe ky lloj shërbimi me shumë të ardhura do të jepet me tendera qeveritar, siç është dhe specialiteti i kësaj mazhorance.
Problemi është se kur Edi Rama thotë se do legalizojë hashashin, grupet kriminale do e kuptojnë si një sinjal se ka nisur koha e mbjelljeve dhe fushat do të gjelbërojnë sërish si dikur. Dhe realisht kryeministri ua ka dhënë sinjalin fiks në kohën kur nisin mbjelljet.
Shqipëria është shembulli se si nga viti 2015-2016-2017 ishte vendi i kabanisit, duke u quajtur nga mediat europiane si “Kolumbia e Europës”.
Paratë e kanabisit blenë zgjedhjet për PS, siç dihet tashmë nga grupet kriminale që punonin për Rilindjen.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...