Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar Athinën, ku është takuar me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ky i fundit u shpreh se e mbështesin Shqipërinë në rrugën e vështirë drejt Bashkimit Evropian.
“Është gjithmonë kënaqësi të të mirëpres në Athinë, i dashur Edi. Është gjithmonë mirë të bëjmë një vlerësim të përparimit të rëndësishëm që është arritur në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe të mbështetjes sonë të vazhdueshme për rrugën e vështirë që ju po ndiqni drejt BE. Por besoj gjithashtu se kemi një mundësi të rëndësishme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të forcuar një miqësi të vërtetë”, tha Mitsotakis.
Ndërkaq, shefi i qeverisë shqiptare foli për një dokument të përbashkët partneriteti për t’i dhënë zgjidhje të gjitha çështjeve dypalëshe.
Rama gjithashtu përmendi edhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Ne jemi të vendosur për të finalizuar atë që kemi dakordësuar së bashku, një dokument të përbashkët partneriteti strategjik, ku të gjitha çështjet janë të dakordësuara dhe nuk ka asnjë çështje të keqkuptuar mes nesh, për këtë arsye ne duam t’u bashkohemi juve në BE dhe për ta bërë këtë rajon më relevant në atë tryezë”, tha Rama./a2cnn
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...