Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi paraditen e së enjtes se “pa reformë në drejtësi nuk mund të rrisim fluksin e investimeve të huaja”.
“Mund të bëjmë arsim profesional, por pa reformë në drejtësi nuk mund të rrisim fluksin e investimeve të huaja sepse ata kanë 1001 arsye ta shohin Shqipërinë si një vend mundësish, por kanë një arsye për ta pasur frikë se kur vijnë për të investuar, u del përpara një Gjon a Tom dhe u thotë se jam unë gjykatësi këtu që ta bëj nul gjithçka që bën”, tha Rama.
Kryeministri shtoi: “Ne jemi shumë të vendosur që të zhbllokojmë vetting-un një orë e më parë dhe ai do të bëhet dhe Shqipëria që duam është një program për një vizion që nuk është shpikje, por amanet që nga rilindasit dhe që është i mundur. Sot ne kemi filluar procesin për 6 shkolla ekselence të arsimit profesional.
Është një investim 30 milionë euro dhe do na japë shumë më tepër se kaq, por pa vetting-un dhe drejtësinë, thjesht do të prodhojmë punonjës që do të ikin jashtë”.
Kundërshtohet pagesa ditore për prindërit e fëmijëve mbi 15 ...
Pas kaosit në Meksikë, Infantino deklarohet sa i përket ndes...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...