Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për hapjen e një investimi të ri të rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme, Parkun Solar në Ersekë.
Sipas tij, ky projekt do të prodhojë 50 milion kWh energji në vit, e cila do të mjaftojë për të furnizuar rreth 12 mijë familje.
Rama tutje ka shtuar se Parku Solar i Ersekës është një investim i rëndësishëm jo vetëm për energjinë, por edhe për zhvillimin social dhe ekonomik të zonës, pasi përdor teknologji moderne dhe miqësore me ambientin.
“Teknologji moderne dhe miqësore me ambientin, me një impakt të rëndësishëm social – ekonomik për zonën dhe më gjerë. Diversifikojme burimet e prodhimit të energjisë, duke rritur sigurinë energjetike, drejt objektivit për ta bërë Shqipërinë eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030”,shkroi Rama./Arbresh.info
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...