Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur zyrtarisht nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur të gjitha standardet e kërkuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.
Rama e cilësoi këtë një lajm të mirë për vendin dhe një dëshmi të qartë të përparimit të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve ndërkombëtare në fushën e aviacionit.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri./Arbresh.info
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...