Infrastruktura rrugore dhe turizmi duket se janë prioritetet e qeverisë shqiptare për vitin 2024.
Këto i bëri të ditura të mërkurën për gazetarët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas një mbledhje dy ditore të qeverisë së tij dhe zyrtarëve të
lartë të PD.
“Diskutuam per veprat më të mëdha të infrastrukturës rrugore vecmas për korridorin blu” tha Rama. Ai premtoi se brenda viti do hapet aksi rrugor Thumanë- Kashar.
Rama tha se ka kërkuar financimin e bypasit të Elbasanit, pjesë e koridorit të 8-të, i cili në pjesën shqiptare po zgjerohet me shpejtësi.
Kryeministri tha se po synohet që investimet në infrastrukturë po synohet të bëhen nga burimet e brendshme.
Edhe një herë Rama tha se “Synojmë të bëhemi kampione në Ballkan për turizëm”.
“Ekonomia ka nevojë për shtysë të fortë” tha ai lidhur me ndryshimet ne strukturën e qeverisë dhe krijimin e ministrisë së ekonomisë, kulturës dhe inovacionit./ rtsh.al /
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...