Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social kësaj rradhe jo për shembjen e Teatrit Kombëtar, por për masat lehtësuese që hyjnë ditën e nesërme në fuqi në lidhje me Covid-19.
Rama shkruan se duke nisur nga nesër, qytetarët që jetojnë në zonat e gjelbra, do të mund të lëvizin lirisht dhe pa asnjë orar, ndërsa ata që jetojnë në zonat e kuqe (si Tirana, Durrësi, Kruja, etj) do e kenë liridaljen deri në orën 21:00. Rama shton gjithashtu se nga nesë do të hiqen autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve e makinave.
Por kryeministri ka njoftuar dhe për lirimin e masave në studiot televizive, duke thënë se do të hiqet rregulli i vendosur për moslejimin e më shumë se dy personave në një studio, një fakt që ndëshkoi gazetaren dhe drejtuesen e emisionit Tempora Sonila Meço. Rasti në fjalë shkoi deri atje saqë Instituti Shtetëror Shëndetësor, kërkoi dhe mbylljen e televizioni Ora, një ngjarje kjo e paprecedentë në 30 vitet e demokracisë.
STATUSI:
Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:
FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR
HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA
FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00
HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE GJATË JAVËS – FUNDJAVA DO TË JETË PËRSËRI PA MAKINA
VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVE NË ZONAT E KUQE
QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI
Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!
Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht
*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump
Ursula von der Leyen bisedë telefonike me presidentin e Liba...
Bodo/Glimt vazhdon me sukses ëndrrën evropiane – fiton binds...
Kampioni në fuqi nuk lejon befasi – PSG fiton betejën ...