Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama ftoi sërish studentët në dialog, e t’i nxjerrë ata nga qorrsokaku ku kërkon t’i fusë opozita.
“Luan Rama tha se studentët kanë të drejtë të na nxjerrin të gjithëve jashtë, por ndërkohë, ata ju kanë nxjerrë jashtë juve. U detyruat të hidheni në ilegalitet dhe ta ndikoni protestën të maskuar. Së pari, dje janë formuar organet e para të drejtësisë së re, KLP dhe KLGJ, pas KED-së. Sa i përket propozimit të këtyre janë të refuzuara. Kjo sepse janë të bëra për të mos u bërë kurrë. Leximi im i protestës së studentëve është: protesta i dha një shuplakë qeverisë, i dha një grusht opozitës, ndërkohë që i dha një shpresë shoqërisë”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se shoqëria kërkon zgjidhje.
“Ajo nuk mund të pranojë që kjo zgjidhje të vijë me porosi nga Doktoresha e Shkencave Monika Kryemadhi, profesor Lulzim Mziu, apo nga profesor Qorri. Zgjidhja vjen me dialog. Opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes, duke i futur studentët në qorrsokak. Ne si qeveri e kemi zgjidhjen dhe do ta japim me dialog”, shtoi kryeministri Rama./top channel
Manxhuka i reagon shefes së stafit të Presidentes: E ftoj të...
Hegseth: Brenda ditësh do ta kemi nën kontroll qiellin irani...
Zyrtare: “Finalissima” do të luhet, por jo në Katar
Presidenca: Pretendimet për përkrahje nga LVV për rizgjedhje...
Nagavci: Ne e kemi kandidatin tonë, presim nga PDK dhe LDK t...
Nagavci: Ia kemi ofruar 30 nënshkrime Vjosa Osmanit, i ka re...