Rama nga Durrësi: LSI e PD të destinuar të degradojnë

16:56 | 6 Nëntor 2020

Nga Durrësi kryeministri Edi Rama ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Sipas kryeministrit Edi Rama Partia që ai drejton i duhet një mandat i tretë që të përfundojë rindërtimin e banesave që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.

”Nuk ka nevojë që të mundosh veten me si mund të jenë këta të tjerët nëse vijnë në pushtet, mjafton të kujtohesh se janë po ata. Me 1000% nuk ka asnjë shans që kush do të marrë shtëpinë e re në zonat rurale apo apartamentin e ri gjatë vitet që vjen në zonat urbane të mund të marrë atë që i takon në kohë dhe me cilësi nëse kjo punë ndërpritet këtu dhe nëse atyre u jepet mundësia që të arrin stafetën. Një numër shumë më i vogël se ato të prekurit nga tërmeti dhe një shumë më e vogël se ajo që është vënë në administrim për tërmetin, një përmbytje jo e vogël në Shkodër që la mijëra familje në një situatë të vështirë dhe ata u angazhuan se do jepnin dëmshpërblimin dhe një histori pa fund që u mbyll me dëmshpërblimet që u dhamë ne. Nëse ne nuk do të kishin marrë detyrën ato nuk do i kishin marrë kurrë paratë, ashtu si kundër nëse ne do të kishim marrë detyrën invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do i kishin marrë në kohën kur shteti ua kishte borxh”, tha Rama.

Ai shënjestroi sërish kundërshtarët politikë, Bashën, Metën e Kryemadhin. Ai tha se forcat e tjera politike janë të degraduara dhe se qytetarët nuk duhet t’i ndjekin nga pas.

“Ne thjesht dhe vetëm do bëjmë atë që duhet, këta si kemi përballë i kemi mbrapa. Duan të na kthejnë mbrpasht, por nuk na arrijnë dot këta. Problemin e kemi me ata që ju shkojnë këtyre mbrapa. Ne jemi larg të qenit të përsorur, kemi të metat tona por në këtë fushë veprimi këta as nuk mund t’ju ofrojnë njerëzve as një të 1 mijtën që ju ofrojmë ne njerëzve.”

“Në promovimin e platformës për deputetin që duam, nuk jemi nga halli këtu as nga ndonjë tronditje aritmetike, as nga ideja se përndryshe nuk i mundim dot ata. Ata janë të mundur, të degraduar sepse shumica e shqiptarëve asnjëherë nuk mund t’i mbështesë ata. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi mundësi të përmirësohemi, të rrisim kapacitetet, të krijojmë më shumë hapësirë për të rinj e të reja, me ide dhe energji.

Ndërsa ironizoi mënyrën se si u votua nga strukturat e PD-së për të votuar për kandidatin që nuk donin, Rama tha se kjo mënyrë votimi ngjan me: “ato daljet e Lulit që takon taksixhinjtë aty afër te dera e PD ju thotë si t’ja bëjmë me taksat, ata i thonë taksa s’kemi se na i ka heq qeveria, shkon pastaj këtu në Durrës diku e i thonë banorët e dëmtuar nga tërmeti që s’na kanë dhënë lekë, ndërkohë që të gjithë lekët i kanë në llogari.

Luli është në një fazë që jo vetëm shkon në rrugë të gabuar por përton të fshehë edhe gjurmët e rrugës së gabuar. Pastaj vjen Monika bashkë me Ilirin, e kanë kthyer vëmendjen nga Durrësi, flasin përçart si njëri ashtu edhe tjetri, flasin për një hakmarrje të madhe që nis këtu nga Durrësi. Po Iliri ca do sjellë në Durrës? Europën? Problemi më i madh këtu është të ndihmojmë demokratët këtu se vërtet do votojnë për PD, por do kenë Monikën bashkë me Ilirin si peshqesh. Çfarë do të në Durrës Meta? Se durrsakët dhe shqiptarët e kanë bërë edhe kryeministër edhe kryetar parlamenti dhe president? Çfarë kërkon? Mos do Vilën e Zogut që ta ketë edhe një vilë në majë të kodrës si ajo që ka buzë detit?”./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara