Një vlerësim i Pentagonit ka parashikuar se mund të duhen gjashtë muaj për të pastruar plotësisht ngushticën e Hormuzit nga minat e vendosura nga ushtria iraniane, raporton Washington Post.
Sipas këtij vlerësimi të Pentagonit, i ndarë në një seancë të klasifikuar për anëtarët e komitetit të shërbimeve të armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve më herët këtë javë, kryerja e këtij operacioni nuk ka gjasa të fillojë para përfundimit të luftës.
Duke folur lidhur me këtë vlerësim, tre zyrtarë thanë se vlerësimi prej gjashtë muajsh i ka zhgënjyer si ligjvënësit demokratë ashtu edhe ata republikanë. Ata u informuan se Irani mund të ketë vendosur 20 ose më shumë mina brenda dhe rreth ngushticës, disa prej të cilave të vendosura në distancë duke përdorur teknologjinë GPS, gjë që i bën më të vështira për t’u zbuluar.
Kjo rrugë e ngushtë ujore, e cila para luftës transportonte një të pestën e furnizimeve globale me naftë dhe gaz, është mbyllur në mënyrë efektive që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, pavarësisht një armëpushimi që ka ndalur në masë të madhe luftimet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Zëdhënësi i Pentagonit Sean Parnell pranoi se vlerësimi ishte bërë në një seancë të klasifikuar dhe e përshkroi informacionin si “të pasaktë”, por nuk dha më shumë detaje.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...