Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

13:05 | 23 Prill 2026
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Bujar Gashi ka marr detyrën si Drejtor i Shëndetësisë në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shprehur mirënjohje për drejtorin e deritanishëm, Izet Sadiku, transmeton Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Bujar Gashi merr detyrën si Drejtor i Shëndetësisë në Kryeqytet, duke sjellë me vete një përvojë të gjatë profesionale dhe besimin e madh qytetar, si asamblisti më i votuar në zgjedhjet e fundit.

Ky besim është dëshmi e përkushtimit të tij në shërbim publik, dhe jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë me transparencë dhe vizion për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për drejtorin e deritanishëm, Izet Sadiku. Gjatë mandatit të tij, ai ka dëshmuar jo vetëm profesionalizëm të lartë, por edhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve dhe sistemit shëndetësor.

Me punën e tij, korrektësinë në vendimmarrje dhe qasjen gjithmonë njerëzore, ai ka vendosur standarde të larta për drejtimin e këtij sektori. Faleminderit z.Sadiku për përkushtimin dhe profesionalizmin që do të mbeten referencë për të ardhmen. Suksese në angazhimet e ardhshme!

Urime z.Gashi për detyrën e re dhe suksese në këtë rrugëtim në shërbim të qytetarëve të Kryeqytetit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale