Qeveria shqiptare ka dorëzuar në Parlamentin e Shqipërisë në raport mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, i cili jep një pasqyrë të detajuar mbi situatën ku ndodhet vendi ynë në negocimin e kapitujve.
Dokumenti me 86 faqe, flet për 222 akte të miratuar nga periudha prill 2025- prill 2026 në Parlament dhe Qeveri që kanë të bëjnë me kapitujt që po negociohen në Bruksel. Nga këto 44 janë ligje, 78 janë VKM dhe 100 akte nënligjore.
“Periudha 2025–2027 përfaqëson, për shkak të çeljes së bisedimeve për anëtarësim dhe kalimit solid për të cilin mbetemi shpresëplotë, drejt fazës së përgatitjes teknike për mbylljen e negociatave, një fazë të përshpejtuar dhe të thelluar të procesit të integrimit, i cili shoqërohet edhe me një proces intensiv përafrimi me Acquis të BE-së, ku: viti 2025 shënoi kulmin e punës për hapjen e negociatave dhe përmbushjen e Piketave të Ndërmjetme, ndërsa vitet 2026–2027 do dominohen nga përgatitja teknike për përmbushjen teknike të kushteve mbyllëse, të përcaktuara nga BE për Shqipërinë, për mbylljen negociatave dhe konsolidimin e reformave për anëtarësimin dhe transformimin evropian të vendit, nga vend kandidat, në atë të negociatave për anëtarësimin e tij në vend anëtar”, thuhet në raport.
Sipas dokumentit të Qeverisë gjatë vitit 2025 dhe në fillim të vitit 2026, Shqipëria ka konsoliduar qasjen e saj të bazuar në rezultate, duke ndërthurur përmirësime institucionale, instrumente të reja rregullatore, rritje të kapaciteteve dhe rezultate me tregues të matshëm, duke avancuar kështu dukshëm në konsolidimin e Reformës në Drejtësi, luftës kundër krimit, korrupsionit, të drejtave të njeriut dhe barazisë./tch
Kuvendi miraton edhe Projektligjin për Lojërat Mesdhetare ...
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...
“Lamtumirë shqiptar i mirë”, Edi Rama mesazh ngushëllimi për...
Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtin...
Arbnor Rifati i çon mesazh FBK-së: Superliga me 10 ekipe