Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbajtur një prononcim për mediat nga Brukseli para nisjes së tryezës së përbashkët “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Rama e ka nisur fjalimin e tij duke thënë se të gjitha vendet janë ulur me vështirësi sot, çka do të thotë se rruga e Shqipërisë për të hyrë në BE nuk është e lehtë.
“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel. Kështu është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë kaq e lehtë. Por në të njëjtën kohë jemi mirënjohës për presidentin e KE dhe për të gjithë këtu që janë duke u përpjekur që të shtyjnë një hap para procesin. Në të njëjtin kohë jemi të interesuar që të shohim metodologjinë e re. Që shpresoj do të rezultojë si platforma e mirëkuptimit brenda shteteve anëtare. Në të njëjtën kohë Shqipëria ka ditën e madhe nesër. Sepse kemi konferencën e donatoreve pas tërmetit dhe shpresoj shume se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet për të ecur përpara me rindërtimin.” tha Rama.
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm