Kryeministri Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Spanjë, është takuar me rektorin e Universitetit Kombëtar të Edukimit në Distancëm (UNED).
Përmes një njoftimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se qeveria shqiptare po punon, që kampusi i Gjirokastrës t’i bashkohet këtë vit sistemit evropian, i cili do t’u mundësojë studentëve mundësinë e programeve dhe studimeve, pa lëvizur nga Shqipëria.
“Mëngjes pune në rektoratin e UNED, (Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë), me të cilin po punojmë për kampusin e Gjirokastrës, që këtë vit do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it duke u dhënë studentëve tanë mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria”, shkruan Rama.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...