Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar me takimet nëpër vend, duke u ndalur sot në Elbasan, ku ka biseduar me kandidatët për deputetë të këtij qarku dhe qytetarët, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit dhe procesin e integrimit europian.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka falenderuar kryetarët e pranishëm dhe ka theksuar se çdo përpjekje për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve është tepër e rëndësishme, duke përmendur investimet në infrastrukturë, si rrugët, shërbimet shëndetësore dhe arsimore.
“Dua të falënderoj kryetarët që janë këtu të pranishëm dhe dua të ndaj me ju disa mesazhe që është e rëndësishme të jenë në qendër të komunikimit tonë me të gjithë qytetarët. Çdo gjë që lidhet me jetën e përditshme të qytetarëve, është shumë rëndësishme, të gjitha punë e bëra në infrastrukturë, qoftë rrugore, urbane apo rurale, shërbimeve arsimore shëndetësore. Në të gjitha aspektet e tjera është me rëndësi. Edhe në qarkun e Elbasanit volume i punëve të kryera dhe kombinimi mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor është më i madhi, por pa diskutim do të kemi mesazhe të drejtpërdrejta për të gjitha grupet e interesit dhe të gjitha moshat. Këto zgjedhje përkojnë me një moment të jashtëzakonshëm historik, për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është reale dhe aktuale.”, tha Rama./Arbresh.info
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...
Haxhiu dënon gjuhën përçarëse dhe seksiste të deputetit Fato...
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit