Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor

11:02 | 11 Mars 2026
E.K

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë pritet të jetë gati për të pritur nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se godina e re arsimore do të ofrojë kushte bashkëkohore mësimi, me klasa të reja, sallë multifunksionale, palestër dhe hapësira të posaçme për fëmijët me aftësi ndryshe.

Sipas tij, projekti synon të krijojë një mjedis modern që u jep nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, për të zhvilluar talentet dhe për t’u përfshirë edhe në programe pas-shkollore.

“Super shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, do të jetë gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor. Me klasa të reja, sallë multifunksionale, hapësira të dedikuara për fëmijët me aftësi ndryshe, palestër dhe ambiente të tjera me kushte bashkëkohore, kjo shkollë po merr formën e një hapësire moderne që u jep nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, për të krijuar dhe për të zhvilluar talentet e tyre çdo ditë edhe në programet pas-shkollore”, tha kryeministri Rama.