Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë disa pamje nga spitali Memorial i Fierit, ku janë realizuar me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale.
Rama ka thënë se rreth 80 qytetarë kanë përfituar nga kjo procedurë e avancuar.
“Në spitalin Memorial të Fierit, falë bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar, përfshirë dr. Mesut Karatas, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria dhe dr. Renard Plaku, si dhe teknikëve profesionistë, janë realizuar me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...