Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ura e Bilçës në Berat është drejt përfundimit.
Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka ndarë pamje nga punimet në urë teksa ka theksuar se shumë shpejt edhe do të funksionalizohet për qytetarët dhe banorët e Bilçës, përcjell Arbresh.info.
Më tej, i pari i qeverisë shqiptare potencoi se kjo urë do të nxisë më tej turizmin e agroturizmin.
“Drejt përfundimit ura e Bilçës në Berat, që shumë shpejt do të jetë funksionale për të gjithë qytetarët e Beratit dhe për banorët e Bilçës, të cilët me hapjen e kësaj ure do të jenë pjesë e lagjes më të re të Beratit, ndërkohë që ura do të nxisë më tej turizmin e agroturizmin në zonën e mrekullueshme përreth qytetit të një mbi një dritareve”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...