Nga Himara, kryeministri Rama nuk nguroi së foluri për Presidentin e vendit Ilir Meta. Ndërsa e cilëson atë tashmë si udhëheqësin imagjinar të revolucionit opozitar, Rama komentoi edhe letrën e dërguar prej tij, por nuk u ndal me kaq.
Sipas kryeministrit, në Presidencë, Kreu i Shtetit shoqërohet nga botuesi i Gazetës 55, Fahri Balliu e të dy bashkë konsumojnë paçe. Deri më 30 qershor, Rama e ftoi Metën të bënte të njëjtën gjë.
“Ha paçe me Fahriun, u bë Presidenca si ajo pica hallall me shërbim 24 orë. Një këshillë kam deri më 30 qershor, vazhdo ha paçe me Fahriun, ndërsa kafen turke merre kokërr se iku kjo punë. 30 qershori është aty, nuk lëviz. Është i popullit, jo i partive. S’ka këtu ta kthejnë popullin përmbys”,- shtoi Rama.
Sipas Ramës, kjo që po i ndodh vendit është e dhimbshme, por njerëzit duhet të gjejjnë kurajon edhe të qeshin ndonjëherë.
“Kur ju vjen fundi le t’i përcjellim duke qeshur”,- mbylli ai fjalën nga Himara./BW
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...