Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për marrëdhënien e tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Për Ramën, kjo marrëdhënie për të është shumë e posaçme.
“E vërteta është që qysh në momentin e parë kemi pasur një marrëdhënie, për mua shumë të posaçme. Për atë s’besoj që të hyj te marrëdhëniet e saj të posaçme sepse ka shumë të tjerë përpara meje”,- tha Rama.
Sipas Kryeministrit Rama, i cili foli në emisonin “Provokacija” nga Mustafa Nano, Angela Merkel e ka komplimentuar, kur ai u shfaq për herë të parë me atlete.
I pyetur nga Mustafa Nano, se çfarë mund të mendonte Angela Merkel për Edi Ramën, ai tha se, kancelarja i ka bërë kompliment për atletet.
Mustafa Nano: Çfarë mund të mendojë Angela Merkel për Edi Ramën?
Edi Rama: Nuk e di duhet ta pyesni, nuk e kam idenë.
Di të them që për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira