Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të tretë Komitetin Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit me pasoja tragjike.
Takimi po zhvillohet në selinë e qeverisë nën drejtimin e kreut të ekzekutivit, ku Rama emëroi edhe sekretarin për Komitetin e Rindërtimit.
“Sot është mbledhja e tretë dhe në këtë mbledhje besoj që jemi në kushtet kur jo vetëm të diskutojmë si mbledhjet e kaluara, por edhe të ndajmë një përmbledhje të punës që është bërë. Dëshiroj që të ndaj me ju mendimin që në kushtet kur kryetari i komitetit, zoti Ahmetaj është emëruar ministër për Rindërtimin, do të caktojmë një sekretar të komitetit dhe me shumë kënaqësi do të propozoja, që zoti Hoxholli, që ndajmë një eksperiencë pune dhe përfaqëson pjesën tjetër, organizatat solidare për njerëzit në nevojë. Ai garanton një pjesëmarrje të drejtpërdrejt edhe në procesin e koordinimit, duke garantuar një ndërveprim konkret, çdo hap me të gjithë faktorët e tjerë dhe duke garantuar edhe praninë një syri më të dedikuar në aspektet e transparencës” u shpreh Rama.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu