Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lënë të kuptohet se bashkë me Aleksander Vuçiqin dhe Dimitar Kovacevskin nuk do të bëhen pjesë e samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian.
Rama ka thënë se duket që në fund të atij Samiti, përsëri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin një “jo, më fal”,
Në reagimin e tij, Rama në fund thotë se i gjithë Bashkimi Evropian është rrëmbyer nga Bullgaria, dhe sipas kreut të Qeverisë shqiptare një spektakël i tillë s’është i mirë për t’u parë.
“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?”, ka shkruar Rama. /arbresh.info/

Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...