Me manifestimin tradicional “Nata e Zjarreve” në Prekaz të Skenderajt dhe një program artistik, sonte përmbyllen aktivitetet e organizuara për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas agjendës, në orën 18:00 mbahet “Nata e Zjarreve” në Prekaz, ndërsa në orën 18:15 do të bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës. Aktivitetet përmbyllen në orën 19:00 me një program artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Këto aktivitete zhvillohen në përkujtim të ngjarjeve të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur forcat serbe rrethuan kullën e familjes Jashari në Prekaz.
Në përballje të pabarabartë, komandanti legjendar Adem Jashari së bashku me familjen e tij zgjodhën qëndresën deri në flijim, duke u bërë simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për liri.
Një ditë më parë, krerët e shtetit kanë bërë homazhe për përvjetorin e rënies së familjes Jashari. Homazhe kanë bërë edhe qytetarë të shumtë, si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale.
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...