Kufijtë në Shqipëri nuk do të hapen derisa të jetë larguar koronavirusi.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, i cili i ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të qëndrojnë në vend dhe të mos tentojnë të vijnë në Shqipëri.
Rama: Më vjen shumë keq por nuk mund të vini dot në Shqipëri sepse nëse hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe të gjithë atyre që duan të kthehen ne nuk kemi më vend për të varrosur njerëz jo si në Bergamo dhe Iran por shumë më keq. Vetëm për këtë, për asnjë arsye tjetër. Duke ndenjur aty ku jeni jetën e keni të sigurt, vuajtjen e keni si të tjerët. Nuk ka luftë që sjell gëzim, kjo është Lufta e Tretë Botërore. NATO është kthyer në organizatat humanitare dhe gjithë arsenalet ushtarake të botës janë nëpër depo se nuk i hyjnë në punë askujt. Ky armik i mbylli në shtëpi të gjithë. Kufiri është mbyllur rrugët do të hapen kur të arrijmë në përfundimin se ky armik është zbrapsur dhe nuk do të kthehet më, që të na kapë duke festuar dhe të bëjë kërdinë.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...