Në pjesën e fundit në Open në Top Channel kryeministri Edi Rama u ndal të fliste edhe për Kosovën dhe komentoi deklaratat provokuese të Aleksandër Vuçiç.
Sipas Ramës nuk ka asnjë mundësi që Kosova dhe Serbia të përfshiehen në luftë.
“Për çfarë lufte flitet. Çfarë lufte provok Vuçiç. Serbia e ka humb luftën. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik. Po, Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur shumë terren, por nuk ka shanse për gjëra të tjera, ata janë deklarata të kota”- tha Rama.
Në atë moment ndërhyri analisti Agron Gjekmarkaj ku e pyeti Ramën: Përse keni pasur marrëdhënie të këqija me Isa Mustafën, Ablin Kurtin dhe Ramush Haradinaj-n?
“Me këtë të parin nuk kam pasur marrëdhënie të ftohura. Me dy të tjerët po. E gjitha është se ata kanë bërë lëvizje të gabuara në diplomaci dhe këtë ja kam thënë publikisht. Kosova është prioritetim im i parë në marrëdhëniet e jashtme”- tha Rama.
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin