Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bën të ditur se Kolegji i Europës është gati të hapë dyert në Tiranë, do të presë studentët e parë të përzgjedhur për të ndjekur studimet master.
Rama përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu bashkë me Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini vizituan shtëpinë e parë të Kolegjit të Europës në Godinën “Liria”.
“Paralelisht, po punohet për projektin e ri të Kolegjit të Europës, i cili pritet të nisë zbatimin brenda vitit 2024, për të garantuar më shumë kapacitete didaktike, ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale për studentët dhe profesionistët e rinj”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, kryeministri Rama tregon se janë krenarë që realizuan oferten re akademike drejt Shqipërisë Europiane 2030./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...