Sali Berisha bllokoi seancën e Kuvendit, Edi Rama e pyet ministren e krijuar me AI: Diella më tha ‘mos e pengo kundërshtarin që po gabon’
Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas kërkesës së kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha për të mbajtur fjalën për procedurë.
Në bllokdaë atij iu bashkuan edhe deputetët tjerë demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe të tjerë.
Mes debatesh u votua vetëm me votat e mazhorancës komisioni për verifikimin e mandateve ndërsa seanca e radhës u vendos për sot në orë 17:00.
Për këto ngjarje në Kuvend ka reaguar kryeministri Edi Rama në X.
Ai tha se ministrja e re e qeverisë së tij e krijuar me Inteligjencë Artificiale dhe e emëruar si “Diella” e “ka parë” atë që ndodhi në Kuvend dhe i ka ‘sugjeruar’ Ramës që të mos e pengojë kundërshtarin derisa ‘ai gabon’.
Postimi i plotë i Ramës në X:
Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha:
Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!
Si i bëhet e pyeta?
Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon😬
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...