Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se Partia Socialiste (PS) është forca politike që ka hapur luftën e vërtetë kundër korrupsionit dhe ka realizuar një reformë të thellë në drejtësi, duke e quajtur atë një hap që asnjë parti tjetër nuk ka guxuar ta bëjë.
Gjatë një interviste në rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, Rama u shpreh se PS ka realizuar një drejtësi të pavarur, pa tentuar ta kontrollojë atë.
“Budallenj të mëdhenj ne që hapim luftën kundër korrupsionin, bëjmë një reformë në drejtësi që s’ka guxuar askush, i japim shpatën në dorë, ia dorëzojmë drejtësisë që të godasë edhe në trupin tonë, jemi këtu për të bërë Shqipërinë shtet dhe jo për të kontrolluar drejtësinë, e tani çohesh ti me shokët e tu të kënetës dhe na tregoni ju hajdutë burgun”, u shpreh Rama.
Ai përmendi periudhën kur mori detyrën e kryeministrit, duke kujtuar se si Tirana ishte në një gjendje të rëndë energjetike, me shumë më shumë energji të prodhuar nga nafta sesa nga korrenti. “50% e miletit vidhnin energjinë elektrike dhe ata që paguanin ishin ata që votonin PS”, tha ai.
Duke iu përgjigjur kritikave dhe akuzave të opozitës, Rama theksoi se nuk është e lehtë të realizosh një reformë të tillë dhe të hapësh një luftë kundër korrupsionit.
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...