Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë homazhe tek arkivoli i oficerit të Policisë së Shtetit, Samir Hoxha, i vrarë të martën në Lezhë.
Rama pas homazheve të bërë në një deklarim për media, ka thënë se ky është një moment i vështirë për kolegët e tij, shoqërinë, shtetin e mbi të gjitha familjen.
“Padyshim që është një qast i rëndë për të gjitha forcat tona të Policisë së Shtetit, shoqërinë dhe patjetër për shtetin dhe mbi të gjitha për familjen”, tha Rama.
Ai po ashtu ka thënë se Qeveria ka ndarë mjete financiare për familjen dhe pas aprovimit të Ligjit të ri “Për fëmijët nënkujdesin e Republikës”, fëmijët e të ndierit do të marrin pjesë nga rroga e oficerit./arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...