Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nderoi sot artistin e madh Dhimitër Anagnosti, në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku personazhe të jetës politike dhe kulturore në vend, aktorë, kineastë, si dhe shumë dashamirës të artit e njerëz të thjeshtë nderuan regjisorin e mirënjohur.
Në një dedikim të ndjerë për humbjen e tij, një ditë më parë, kryeministri Rama shkroi mes të tjerash se “Dhimitër Anagnosti ishte babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjisori i plot filmave të arrirë, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël.”
Dhimitër Anagnosti u shua në moshën 89 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur personazhesh dhe rolesh të spikatura në filmat shqiptarë.
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...