Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrjen e fundit emigrantëve, që të dërgojnë në Shqipëri zarfin me votën e tyre.
Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se diaspora, ka shansin të përcaktojë rrugën e fatit europian të Shqipërisë.
“Është dita e fundit e ballafaqimit mes të gjithë palëve përpara gjykimit të popullit sovran, me votën tuaj, të dielën më 11 maj. Ky është mesazhi i fundit që dua t’iu përcjell të gjithë motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, Itali, Gjermani, Britani e me radhë, ku ende ka zarfa që janë nëpër shtëpira dhe ende ka kohë për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 majit, për të takuar historinë, së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, që në 11 maj, do të përcaktojnë pa asnjë ekuivok, rrugën e fatit europian të Shqipërisë. Ju lutem, keni marrë mundimin të regjistroheni, keni edhe shansin historik të merrni pjesë në një palë zgjedhje, janë zgjedhje për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria 2030”, theksoi ai./abcnews.al
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...