Ashtu si prej kohësh, edhe këtë të shtunë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me promovimin e zonave turistike.
Ai publikon pamje nga Voskopoja, ku janë bërë ndërhyrje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
“Me këto pamje nga kantierët e rilindjes së vlerave të trashëgimisë sonë kulturore në Voskopojën e bukur, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Në videon më poshtë gjeni pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë.
Voskopoja është një fshat 20 km në perëndim të qytetit të Korçës me rrugë të asfaltuara. Ai është i vendosur në një pllajë 1160 m të lartë e rrethuar me male e pyje me pisha e bredha, me ajrin plot ozon dhe burime ujore të kristalta, si “Burimi i Floririt” etj. Vendbanim i hershëm që nga viti 1330.
Në dimër funksionon pista e skive ku dhe zhvillohen gara rajonale dhe kombëtare. Vera është e freskët dhe dimri i ftohtë me reshje dëbore gjatë pjesës më të madhe të stinës. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155920954111523/
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...