Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e fundit për gazetarë këtë fundvit tha se bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë dhe tha se ka uruar personalisht fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti.
Ai nuk përjashtoi edhe një mbledhje midis dy qeverive dhe tha se një nga punët kryesore është hekurudha Durrës-Prishtinë.
“Nuk e di do flasim, do të vendosim, do ishte mirë të kishim një mbledhje mes dy qeverive. Mos harroni kemi bërë mbledhje mes parlamenteve, këtë vit nuk e bëmë për shkak të zgjedhjeve. Albin Kurti u rikonformua si kryeministër dhe i kam bërë edhe urimet edhe personalisht. Dhe ne do të vazhdojmë punën. Kemi gjëra që mund të bëjmë, sidomos hekurudhën Durrës-Prishtinë, që është xhevahiri i kurorës; do bëjmë çmos që ta çojmë deri në financim”, tha Rama.
Ai e ka uruar edhe dje Kurtin për rezultatin zgjedhor.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun