Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kryeministri Rama u bëri apel burrave të mos i tremben protagonizimit të grave.
“Sa më shumë vend gra dhe vajza të gjejnë në shoqëri dhe sa më shumë ne t’u besojmë atë që konsensualisht ua besojmë edhe brenda mureve të shtëpisë, aq më mirë do të jetë për të gjithë dhe mbi të gjitha aq më mirë do të jetë edhe për vetë burrat. Nga lartësia e 198 centimetrave të mia unë mund t’i siguroj të gjithë burrat se sa më pak frikë të kenë nga protagonizmi i grave, aq më të sigurtë dhe të mbrojtur do të jenë”, deklaroi Rama.
Kryeministri ishte i vetmi mashkull i ftuar në aktivitetin me gratë organizuar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila teksa solli në kujtesë një sërë problematikash që shqetësojnë sot gratë, nuk e fshehu instiktin e nënës.
“Sot në mëngjes, Zaho me sinqeritetin e një bebeje më tha diçka që më befasoi: Mama Linda ti je shumë e bukur! Kjo më çarmatosi dhe më bëri të mendoj se fjala që kisha parapërgatitur për të thënë këtu me ju, vlen të hidhet në kosh”, tha Linda Rama.
“Gratë nuk duhet të sillen në vëmendje vetëm kur bëhen pjesë e kronikave të lajmeve” tha zonja Rama.
“Fizikja po përparon në dëm të shpirtërores dhe e sipërfaqshmja në dëm të thelbësores, e çka e bën rrëqethës këtë përparim në sens të kundërt të progresit që gratë kërkuan me vite dhe dekada të tëra, është ndasia, fragmentimi, copëzimi në dëm të vizionit të shoqërisë së barabartë që ato duan”, tha ajo.
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...