Një Shengen Ballkanik është ideja e Edi Ramës, të cilën Kryeministri e prezantoi në konferencën për shtyp të fundvitit. Si fillim, gjithçka do të nisë me Kosovën.
“Qëllimi është që brenda pranverës kufiri të jetë Shengen. Të njëjtën marrëveshje ne do t’i propozojmë Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Kam besim që në pranverë nuk do të kemi më kufirin që kemi, por një kufi Shengen.
Nga Kosova vjen ministri i ri Punëve të Jashtme, emërimi i të cilit ka rrudhur buzë e ngritur vetulla. Sipas Edi Ramës, bëhet fjalë për një njeri shumë të lexuar e të përgatitur, pavarësisht moshës së re: “E neveris çdokënd që nënvizon “kosovarin” si arsye për të kontestuar këtë zgjedhje. Fakti që ka lindur në Prishtinë është një arsye që unë të jem krenar. Pas Hasan Prishtinës, ministri i parë me origjinë nga Kosova”.
Kryeministri mohoi se largimi i Ditmir Bushatit nga drejtimi i diplomacisë shqiptare të ishte fryt i divergjencave mes tij dhe ministrit për shkak të çështjes së kufirit Kosovë-Serbi.
“Ditmir Bushati është ministri më jetëgjatë në Punët e Jashtme në historinë e tranzicionit. Është ministri më i mirë që kemi pasur në drejtimin e Punëve të Jashtme në historinë e tranzicionit. Dhe aman, ju lutem, ky vend ka pasur ministër të Jashtëm Aldo Bumçin dhe nuk ka pasur asnjë debat”, tha Rama.
Përzgjedhja e ministrave teknikë tha se ishte vazhdimi i një qasjeje tipike në PS: “Unë vetë jam frut i kësaj mënyre të PS-së. Ju kujtohet fare mirë se kur jam bërë ministër i Kulturës nuk isha anëtar i familjes socialiste. Kjo është një traditë shumë pozitive që unë jam shumë krenar që e kam thelluar”.
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...