Është përuruar Ditën e Verës projekti i sapo përfunduar i Bashkisë së Tiranës për restaurimin e Pazarit të Ri.
Të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kreu i Bashkisë Erion Veliaj dhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
“Dita e Verës nis me 1000 të sapopunësuar në Pazarin e Rilindur të Tiranës së Gjeneratës Tjetër”. ka qenë fjalia e parë e Kryeministrit Rama
Pavarësisht se sot është ditë feste, socialistët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë tundimit për të ironizuar PD-në. Ka qenë kryebashkiaku Veliaj ai që theksoi se edhe Pazari i Ri është një çadër, por ndryshe nga ajo e PD, kjo është një çadër e punës.
“Komplet për rastësi, edhe sfondi klasik edhe ndoshta pejsazhi më i fotografuar i pazarit i ngjan një çadre. Kjo është gjithashtu një çadër, por është një çadër e punës. Nga sot fillojnë punë 1007 veta në 308 biznese të pazarit të ri. Ne besojme te një çadër dhe një strehë e punës, ndaj dhe miqtë e mi kemi humbur shumë kohë me tollovi dhe sherre, fjalë, ka ardhur koha të përveshim mënget ta çojmë tiranën dhe shqipërinë me lart me njerëzit e punës dhe bashkimit.” tha Veliaj
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës