Në Platformën Kombëtare të Punësimit, puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë ofruar tashmë 5000 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Tashmë çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes “puna.gov.al”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videoinformacion më të zgjeruar mbi këtë platformën, ku çdo muaj shpallen vende të lira pune.
Po ashtu, Rama tha se përmes portalit të interesuarit, qofshin këta punëkërkues të papunë apo migrantë, mund të regjistrohen në kurse formimi profesional.
Platforma shërben po ashtu dhe për punëdhënësit, të cilët mund të publikojnë vendet e lira të punës për të gjetur punëkërkuesit e duhur.
Platforma ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri, ku ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim./atsh.al
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...