Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se zgjedhjet e 11 majit janë vendimtare për Shqipërinë 2030 dhe ecurinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama ftoi shqiptarët e diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa shpjegoi edhe hapat që duhen ndjekur për t’u regjistruar.
Rama tha se me votimin një ditë më parë në parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, qeveria është përgjegjëse për të mbuluar të gjitha shpenzimet e votimit me postë, ndërsa ritheksoi se në 4 mars mbaron afati i regjistrimit.
“Regjistrohuni. sepse kjo është jo vetëm historike për të gjithë ju që jeni jashtë, pasi është hera e parë që do të mund të votoni pa qenë e nevojshme të ktheheni në Shqipëri për të votuar dhe pa pasur brengun që nuk votoni dot. 11 maji është vendimtar për Shqipërinë 2030, ecurinë e procesit të anëtarësimit”, shtoi Rama./atsh.al
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...