Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu sot besimin se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e 4 qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Në fjalën e tij në Kuvendin Rinor Kombëtar të PS, Rama bëri thirrje se Partia Socialiste është e vetmja që mund të përmbushë vizionin Shqipëria 2030, me anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
“100 ditë nga sot, kjo parti, forca e përbashkët e shqiptarëve, Partia Socialiste e Shqipërisë do ta marrë mandatin e 4 për ta ngritur atdheun në majën e lartë të 2030. Aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Europa. Në atë majë ne do ta vendosim përgjithnj flamurin tonë kombëtar, aty ku është oborri i shtëpisë së familjes europiane, ku do hyjmë nga dera kryesore si të barabartë mes të barabartëve, anëtarë të BE”, u shpreh Rama.
Atë majë nuk e afroi koha, theksoi Rama, por e afroi vizioni, e afroi skuadra, e afroi përpjekja e gjithë këtyre viteve, në të gjitha drejtimet, por duke filluar nga drejtimi i kurrizit përballë të huajve dhe vënia në vend e dinjtitetit të Shqipërisë në sytë e botës.
“Të gjithë duhet ta dinë mirë, njësoj siç e di shumica e shqiptarëve, se kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë, duke e djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër, që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj, apo në mangallët e ca partiçkave të reja, që të vetmen gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre”, u shpreh kryeministri.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...