Një periudhë e gjatë izolimi dhe pandemie, shkaktoi dëme të mëdha tek bizneset.
Prej dy javësh duket dikur po kthehej normaliteti dhe bizneset nisën të shpresonin për një përmirësim të situatës. Mirëpo vendimi i kryeministrit për të bllokuar makinat në fundjavë beri që shpresa të mos zgjasë shumë.
Belshi është një nga zonat që ka marrë zhvillim vetëm dy vitet e fundit. Bizneset këtu punojnë vetëm fundjavave dhe gjatë vjeshtës dhe pranverës. Vendimi për të bllokuar sërish qarkullimin në fundjavë nga tetori deri në mars për bizneset këtu do të thotë falimentim.
Lëvizja e automjeteve do të jetë e hapur vetëm gjatë muajve të verës ç’ka do të thotë sjell lehtësime vetëm për zonat e plazhit. Për pjesën tjetër të bizneseve, ato periferike apo ato që zhvillojnë turizmin malor e dimëror mungesa e mjeteve do t’i pezullojë krejtësisht punën./tch/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...