Një gjest solidariteti vërtet për t’u theksuar ka ndodhur sot në Vlorë, teksa një qytetare ka dhuruar një respirator për spitalin rajonal të Vlorës.
Respiratori ishte blerë disa vite më parë nga familja por nuk është përdorur asnjëherë. Respiratori është blerë kohë më parë për djalin e sëmurë të familjes i cili fatkeqësisht humbi jetën disa kohë më parë në Itali.
Tashmë zonja e vetmuar, Dinore Idrizaj, ka kryer gjestin human duke i dhuruar respiratorin spitalit të qytetit të saj.
Spitali rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar do ta përdorë tashmë për të gjitha familjet që do të kenë nevojë, specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me COVID-19.
Respiratori do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymëmarrjen në banesat e tyre.
Respiratori është i pajisur me të gjitha pjesët që i duhet personelit mjekësor, dhe në treg ka një kosto të madhe, rreth 20 mijë euro.

Aksident tragjik në Durrës, makina bie nga Ura e Dajlanit, h...
Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për pres...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë
Diell dhe temperatura me minus, si do të jetë moti sot?
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...