Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përshëndetur marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Qiproja, duke e cilësuar këtë gjashtëmujor si një “mundësi të re” për rajonin. Përmes një mesazhi drejtuar homologut të saj qipriot, Costantinos Kombos, Spiropali konfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të avancuar drejt familjes evropiane.
Spiropali theksoi se Shqipëria pret që Presidenca Qipriote të udhëheqë një proces zgjerimi që është gjithëpërfshirës, i besueshëm dhe i suksesshëm.
“Në këtë ditë të parë të Vitit të Ri që sjell mundësi të reja, e uroj ngrohtësisht Qipron dhe kolegun tim, me marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Ne dëshirojmë çdo sukses, në këto kohë vendimtare, në avancimin e një agjende evropiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Evropën, vlerat e saj dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj dhe të investojë në të ardhmen e saj, si pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane.”, shkruan spiropali ne rrjetin social X.
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...
Fier: 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrim...
Vesa uron Mirlindin për ditëlindje: Shumë krenare për burrin...
Presidentja: Datën e zgjedhjeve nuk e vendosa unë, KQZ-ja nu...
Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Ko...