Në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne, qeveria ka vendosur shpalljen ditë zie kombëtare të martën dhe të mërkurën (2 dhe 3 korrik). Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë përgjatë këtyre dy ditëve.
Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore për shkrimtarin e ndjerë do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 3 korrik, nga ora 9:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.
Po ashtu, në nderim të kolosit të letrave shqiptare, më 3 korrik, në orën 13:00 do të mbahet një minutë heshtje.
Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Shkrimtari i madh e ngjiti letërsinë shqiptare në majat e kulturës botërore.
Ai është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare, si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera.
/rtsh.al/
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Maran: Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, n...