ka miratuar tw enjten Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, një dokument i rëndësishëm që do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e turizmit në Shqipëri gjatë gjashtë viteve të ardhshme. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila e cilësoi këtë si finalizimin e një pune gati dyvjeçare.
Kumbaro theksoi se strategjia ka objektiva të qartë dhe të matshëm për rritjen e të ardhurave nga turizmi, shoqëruar me përmirësimin e kapaciteteve akomoduese dhe të standardeve të shërbimit. Një tjetër pikë kyçe është ndarja e Shqipërisë në gjashtë rajone turistike, me qëllim zhvillimin e produkteve turistike specifike për secilën zonë.
Gjashtë rajonet turistike të Shqipërisë janë:
Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut
Rajoni turistik verior i brendshëm
Rajoni turistik i Tiranës
Rajoni qendror
Rajoni turistik i bregdetit të Jonit
Rajoni turistik jugor i brendshëm
Strategjia mbështetet në gjashtë shtylla kryesore, që përfshijnë investimet, politikat fiskale, menaxhimin e destinacioneve, zhvillimin e produkteve turistike, marketingun dhe ngritjen e kapaciteteve.
Këto shtylla ndërtohen mbi tre parime bazë: aspektin social, mjedisor dhe ekonomik, duke pasur parasysh zhvillimin e qëndrueshëm.
Kumbaro shprehu mirënjohje për të gjithë specialistët e ministrisë dhe partnerët e GIZ që kontribuan në hartimin e këtij dokumenti strategjik, i cili kaloi edhe fazën e konsultimit publik me grupet e interesit.
/rtsh.al/
13 vjetori i Marrëveshjes së Brukselit, Vuçiq: Shqiptarët s’...
Rama në Barcelonë, takim me kryeministrin Pedro Sánchez: Udh...
Dy anije tregtare qëllohen me armë zjarri në Ngushticën e Ho...
Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari nga Prekazi që ishte zhduk...
Në Dyz përkujtohet masakra e civilëve shqiptarë, Haxhiu: Nde...
Prokurorja Gashi për laboratorin e drogës në Pejë: Përdorohe...