Qeveria e Shqipërisë i ka kaluar një fond me vlerë 70 milion euro Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare për të siguruar energjinë në muajin gusht.
Çmimet e energjisë në bursa kanë arritur në nivelet më të larta të këtij viti, duke kapur një vlerë mesatare prej 500 euro për mëgavat orë dhe mbi 600 euro në periudhën e pikut të kërkesës, shkruan euronews.al.
KESH është detyruar që të anullojë dy herë procedurën për blerjen e energjisë elektrike gjatë javës së fundit, për shkak të çmimeve të shtrenjta.
Korporata arriti të blinte 7.6 milion euro energji elektrike për dy ditët e fundjavës 20 dhe 21 gusht me një çmim 488 euro për megavat orë, por anulloi kërkesën për të marrë një sasi 47.600 megavat orë për 10 ditët e fundit të muajit.
Kjo sasi do t’i kushtonte KESH një faturë prej 23 milion eurosh.
Vetëm për muajt e verës kostot për importin e energjisë kapën vlerën e 150 milion eurove, ndërsa rezerva hidrike është përgjysmuar.
Aktualisht në basenin e Fierzës sasia e energjisë që mund të prodhohet është 678 gegvat orë, e mjatueshme për 40 ditë furnizim me energji elektrike.
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...